Bota
Putin po përgatitet ta kthejë Turqinë në një qendër gazi natyror pas një marrëveshjeje me Erdoganin
Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron ta kthejë Turqinë në një qendër të gazit natyror. Ajo që kërkon Moska është të krijojë në Turqi një platformë elektronike “për shitjen e gazit natyro.”Sipas informacioneve që kanë dalë në dritë, Kremlini ia ka treguar idenë presidentit Recep Tayyip Erdogan që nga viti i kaluar, teksa kërkon korridore të tjera të eksportit të gazit pasi vendet europiane shkurtuan në mënyrë drastike importet e tyre nga Rusia, si shenjë hakmarrje ekonomike për pushtimin ushtarak të Ukrainës.
Madje, Putin do të zhvillojë një bisedë të re telefonike me Erdogan pasnesër. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Erdogan është përpjekur të shërbejë si ndërmjetës mes Rusisë dhe Perëndimit, duke kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me të dyja palët.Nga njëra anë mban marrëdhënie të ngushta me Putin dhe nga ana tjetër furnizon Kievin me armë.