Connect with us

Bota

Putin: Presidentin e Kinës e kam mik

Në një event në Moskë, presidenti rus Vladimir Putin ka komentuar edhe marrëdhënien me homologun e tij turk Rexhep Erdogan. Presidentin turk, ai e përshkroi si një lider të fortë që mbronte gjithnjë interesat e Turqisë.

Putin tha se Erdogan nuk ishte gjithmonë një “partner i lehtë” për t’u përballur, por shtoi se Turqia ishte gjithmonë “e besueshme” dhe kishte një dëshirë për të arritur marrëveshje. Kujtojmë se Erdogan ka pasur rolin e tij si ndërmjetës për Kievin dhe Moskën që nga fillimi i konfliktit.

Turqia ndihmoi ndërmjetësimin e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi dhe ndihmoi në një numër shkëmbimesh të burgosurish, të vetmet përparime diplomatike deri më sot në konfliktin tetë-mujor.

Ndërkohë, Putin tha se marrëdhëniet me Kinën janë “të hapura dhe efektive në një mënyrë të paprecedentë”. Ai e përshkroi presidentin Xi Jinping si një “mik”.

Advertisement