Vladimir Putin pranoi të mërkurën se sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj vendit të tij pas pushtimit të Ukrainës mund të kenë pasoja “negative”, ndërsa Moska përpiqet të përshtatet me realitetet e reja ekonomike.
“Sanksionet e vendosura ndaj ekonomisë ruse në afat të mesëm mund të kenë një ndikim negativ në të ”, tha Putin në një video-konferencë me anëtarët e qeverisë dhe Bankës Qendrore të Rusisë.
Për t’iu kundërvënë këtyre efekteve, presidenti rus theksoi se Moska duhet të sigurojë një rritje të qëndrueshme të kërkesës së brendshme, pasi “Kërkesa është bërë një faktor kryesor në rritjen ekonomike të Rusisë. Për më tepër, është e rëndësishme të parandalimi ose ngadalësimi i tepërt i inflacionit”.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka nisur punën për paketën e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë për sulmin e saj ndaj Ukrainës.