Bota
Putin u tërhoq, OKB reagon e shqetësuar: Bota në rrezik
Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga një traktat historik i kontrollit të armëve bërthamore.
Në një fjalim të mbajtur ditën e sotme, Vladimir Putin tha se do të pezullonte pjesëmarrjen e Rusisë në traktatin e ri START.
Duke iu pëgjigjur lajmit, zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha: “Një botë pa kontroll të armëve bërthamore është një botë shumë më e rrezikshme, e paqëndrueshme dhe me pasoja potencialisht katastrofike.
“Duhet bërë çdo përpjekje për të shmangur këtë rezultat, duke përfshirë një kthim të menjëhershëm në dialog.”
Qeveria britanike më herët i kërkoi Putinit të kthehej në atë që e quajti vendimin e tij “të nxituar”, ndërsa SHBA tha se ishte “thellësisht fatkeq dhe i papërgjegjshëm”.