Kosova
“Putini mund të përdorë Dodikun dhe aleatët për të destabilizuar Ballkanin”
Glenn Corn, profesor në Institutin amerikan për Politika Botërore (IWP) në Uashington, konsideron se rajoni i Ballkanit Perëndimor “është ende një fuçi baruti”.
“Mendoj se Putini mund të përdorë presidentin e entitetit Republika Sërpska, Millorad Dodik dhe aleatët e tij, bashkëpunëtorët e tij ose bashkëpunëtorët e mundshëm, për të destabilizuar situatën ne Ballkan dhe për të larguar vëmendjen nga rajonet e tjera” – ka vlerësuar Corn.
Duke folur për politikën drejtpeshuese të presidentit serb, Aleksander Vuçic, mes Lindjes – përfshirë Rusinë – dhe Perëndimit, Corn u shpreh se në Perëndim shpesh harrojnë se duhet të ofrojnë një alternative, pasi sipas tij, nuk mund vetëm t’u thuash njerëzve të mos punojnë me rusët, kinezët apo ndonjë vend tjetër.
Ai u shpreh se Moska po bën luftëra hibride, duke përdorur ato që ai i quan “masa aktive” që përfshijnë propagandën, ndikimin politik, likuidimet, sabotimet, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë dhe SHBA.
I pyetur se si ai e sheh Serbinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, i cili refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, mbështet sovranitetin e Ukrainës, blen avionë ushtarakë francezë, dakordon shitjen e litiumit në Gjermani, shet miniera dhe fabrika te kinezët, arabët ndërtojnë “Beogradin mbi ujë”, dakordon me dhëndrin e Donald Trumpit, Jared Kushner, ndërtimin e një kompleksi banesor-afarist dhe të ngjashme, Glenn Corn tha se serbët e dinë mirë se rusët nuk janë partnerë të besueshëm.
“Mendoj se Qeveria e Serbisë po përpiqet me të gjitha forcat të ecë në nje tel të hollë mes Lindjes dhe Perendimit” – deklaroi Glenn Corn