Politike
“Pyeteni ‘o shef, pse nuk e përmend më non-gratën?’”, Berisha kërkon Ramën në parlament

Kreu i PD, Sali Berisha, ka lëshuar një tjetër sfidë të hapur ndaj kryeministrit Edi Rama në Parlament, duke vënë në pikëpyetje faktin se ai nuk e përmend më shpalljen e tij non-grata nga SHBA.
“Rama nuk e përmend më non-gratën. Pse nuk e përmend më? Shkoni pyeteni ju zonja. Thoni, o shef, o bos, pse nuk e thua më atë fjalë? Jo po thuaje po deshe!” – deklaroi Berisha me ironi.
Më tej, ai e akuzoi Ramën se “është futur në parkun zoologjik dhe jeton me botën shtazore”, duke përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit.
Por mes ionive, Berisha bëri një deklaratë të fortë politike, duke e quajtur 11 majin si fundin e narkokracisë në Shqipëri.
“Kjo është finalja e këtij parlamenti, dhe garantoj se 11 maji është fundi i narkokracisë”, tha ai.
Gjithashtu, ai premtoi se javën e parë pas zgjedhjeve PD do të prezantojë një “paketë shpëtimi” për shqiptarët që do të luftojë varfërinë ekstreme.

