Connect with us

REAGIM

Pyetjet pa përgjigje të adoleshentëve

Si të inkurajojmë të rinjtë të studiojnë?

Mos u tregoni atyre se studimi është i rëndësishëm. Të rinjtë nuk dinë çfarë të bëjnë me predikimet. Dhe me të drejtë një adoleshent pyet veten: çfarë rëndësie ka për mua nëse një njeri që jetoi pesëqind vjet më parë, bëri këtë apo tha atë? Për çfarë më duhet letërsia? Për çfarë më duhet historia? Çfarë raporti kanë ata me jetën time?

Miqësia dhe dashuritë e para, konfliktet familjare dhe dëshira e zjarrtë për të qenë pjesë e një grupi, rreth kësaj sillet bota e adoleshentëve. Po kultura ka të bëjë me këtë? Konfliktet midis baballarëve dhe bijve apo dhe grindjet familjare, Shekspiri ishte një mjeshtër i tyre. Vuajtja e një dashurie të shpërblyer? Mundimi i xhelozisë? Dy mijëvjeçarë më parë ishin Catullus dhe Sappho ata që folën të parët për të. Miqësia? Perjashtim social? Klasikët flasin gjithmonë për miqësi të mëdha dhe heronj, heroinat e letërsisë e dinë se çfarë do të thotë të jesh i margjinalizuar. Ky është mësimi i Anna Kareninës.

Por edhe fjala liri, aq e dashur për të rinjtë, nuk do të kishte të njëjtën shije pa iluminizmin. Nëse doni t’u mësoni të rinjve koherencën, guximin, tregojuni për Xhordano Brunon, tregojuni për vëllezërit Wright që ëndërronin se njeriu mund të fluturonte dhe për fluturimet e shpirtit që bënin poetët shekuj para shpikjes së aeroplanit. Flisni për Mary Wollstonecraft e cila donte t’i tregonte botës se gratë mund të jenë po aq inteligjente sa burrat. Flisni dhe për Maria Carolina di Berry, e cila sfidoi, në mënyrën e saj të vogël, konventat e kohës me veshjet e saj të plazhit dhe falë së cilës sot në verë janë ato që përdoren
Dija fillon nga habia, nga kureshtja. Apel për ndjenjën, bukurinë, dashurinë që përmbajnë. Dhe kujtojini të rinjve se falë kulturës ata fitojnë atë ndjeshmëri e aftë të dallojë të mirën nga e keqja, dashurinë nga urrejtja, pjesëmarrjen nga indiferenca.

Advertisement