LAJMI I FUNDIT
QARKU DURRËS/ PS merr të treja Bashkitë! Emirjana Sako fiton ndaj Igli Carës
Ka përfunduar numërimi i votave për kryetar në bashkinë e Durrësit dhe fituese është shpallur Emiriana Sako e Partisë Socialiste e cila kishte përballë Igli Carën e Koalicionit Bashkë Fitojmë. Sako ka siguruar fitore të thellë me 9721 vota diferencë. Ajo mori 55.57% të votave ose 48451, krahasuar me 44.43% të votave që mori Cara ose 38743.
Në Bashkinë e Shijakut janë mbyllur votimet dhe ka fituar kandidati socialist Elton Arbana me 66.31% të votave. Ndërsa rivali i tij i BF Rezart Tusha është në kuotat e 33.69 % të votave.
Në Bashkinë e Krujës është mbyllur votimi dhe është shpallur fitues socialisti Artur Bushi.