Në Lezhë janë numëruar 103 qendra votimi nga 245 në total, ku kryeson PS me 11,846 vota ose 44.9%, ndërsa e dyta renditet PD-ASHM me 11,398 vota, ose 43.3%
Një garë e ngushtë mes dy forcave kryesore, nga ku do të vendoset se cila nga subjektet kryesore do të marrë mandatin e katërt në këtë qark, pasi partitë e tjera duken të pamundura për të marrë mandat në këtë qark.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) renditet i treti me 5% të votave (1335 vota).
Partia Socialdemokrate (PSD) – 783 vota – 2.9%
Partia Mundësia – 296 vota – 1.12%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 462 vota – 1.7%
Lëvizja Bashkë – 117 vota – 0.4%
Lëvizja Atdheu (LA) – 41 vota – 0.16%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 20 vota – 0.08%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 27 vota – 0.1%