Connect with us

Kronike

Qarkullonin me armë, këta janë dy të rinjtë që u kapën me 6 pistoleta

Këta që shihni në foto janë dy të rinjtë, Florian Gjeta dhe Donati Jaku, që u arrestuan në Tiranë teksa po lëviznin me një makinë Volkswagen, duke transportuar 6 pistoleta, të cilat dyshohet se janë trafikur nga Mali i Zi me qëllim shitjen në Shqipëri.

Siç shihet në foto, njëri prej tyre, drejtuesi i automjetit, Florian Gjeta, 22 vjeç, shfaqet me një armë të vendosur në brez ndërsa arrestimi i tyre u krye në zonën e “Freskut”, pranë Unazës së Madhe.

Operacioni, i koduar “Rotondo”, u zhvillua pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive për të goditur një grup të trafikuar armësh zjarri. Gjatë operacionit, policia ndaloi automjetin ku udhëtonin Florian Gjeta, 22 vjeç, banues në fshatin Domje dhe Donati Jaku, 31 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit të automjetit të drejtuar nga Gjeta, u sekuestruan 6 pistoleta të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi si dhe 4 celularë.

Të rinjtë u arrestuan në flagrancë dhe automjeti tip Volkswagen, me të cilin po udhëtonin, u sekuestrua ndërsa bashkëpunëtori i tyre, E. S., është shpallur në kërkim.

Advertisement