Kronike
Qarkullonin me armë në makinë duke shkaktuar panik tek qyetarët, arrestohen 2 persona
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi në makinë me të cilën udhëtonin u gjet një pistoletë.
Gjatë operacionit policor të koduar “Friends” në Vlorë u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë.
Gjatë kontrollit të policisë në automjetin që drejtonte A. M. dhe ku ishte pasagjer shtetasi O. C., u gjet arma, e cila dyshohet se i përkiste shoferit.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Friends”, sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak. Lëvizte me pistoletë në automjet, kapet në flagrancë dhe arrestohet 33-vjeçari. Në pranga edhe pasagjeri në këtë automjet, për moskallëzim të krimit. Si rezultat i shtimit të kontrolleve gjatë sezonit turistik, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata qarkullojnë, kontrolle këto të mbështetura nga inteligjenca policore dhe nga bashkëpunimi i ngushtë me qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Friends”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. M., 33 vjeç dhe O. C., 33 vjeç, të dy banues në Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtonte shtetasi A. M. dhe ku ishte pasagjer shtetasi O. C., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe disa fishekë luftarak që dyshohet se i përkitnin shtetasit A. M. Ndërkaq, shtetasi O. C. u arrestua pasi dyshohet se duke patur dijeni, nuk ka kallëzuar për posedimin e kundërligjshëm të armës së zjarrit dhe municionit luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.