Kronike
Qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet
Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi qarkullonte me armë zjarri. Policia ka lokalizuar dhe ndaluar shtetasin M. Ç, të cilit gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me krehër dhe municion luftarka si edhe disa mjete të ndryshme identifikimi.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Chief”.
Gjatë operacionit, në rrugën “Lord Bajron”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin M. Ç., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, si dhe disa mjete të ndryshme identifikimi.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 40 vjeç, banues në Holandë, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.