Connect with us

Shkrime

Që foltorja të mos kthehet në kishë dhe rithemelimi në rikthim

Nga Muslim MurriziDy dite pasi u emeruan si nenkryetar te Rithemelimit pa vote,Bardhi dhe Gjekmarkaj asnje dite nuk jane bashkuar opozitareve qe prej 65 ditesh dalin ne mbeshtetje te Z Berisha

Jo vetem kaq por dje i bene thirrje shefit te tyre Bashes qe te vinte shpejt edhe ai se mos i zihej vendi
Per ata qe mund te jene merzit nga shkrimi im, po e postoj perseri qe te merziten akoma me shume
KUSH HARRON SHPEJT, GABON SHPESH DHE ZHGENJEHET SHUME
Qe Foltorja te mos kthehet ne Faltore, Rithemelimi ne Rikthim mbrapa,Konservatorizmi, ne Konserve te prishur, Vota ne Emerim dhe Partia ne grupim njerezish qe ja fusin njeri tjetrit, po Ju drejtohem publikisht kujdo qe do dhe di te lexoj pa hile dhe pa mllef duke ju sjelle ne kujtese kete vd turpi ne historine 34 vjeçare te PD
I Nderuar Doktorr Berisha
Te Nderuar antare te keshillit kombetar
Te Nderuar DEMOKRAT kudo qe jeni por ne veçanti Ju delegat te Kuvendit Kombetar te 11 dhjetorit 2021 dhe te 30 prillit 2022
Po ju drejtohem publikisht me disa pyetje qe kane ne thelb sjelljen me dy standarte jasht statutore per nje grup te ngushte njerezish qe per hater te pazareve te pista katapultohen jashte çdo norme morale te artikuluar ne çdo takim qysh nga data 9 shtator 2021 kur te gjithe keta ne bllok perjashtuan Berishen dhe deputetet qe mbeshteten Berishen ne fillimet e FOLTORES
Po ju drejtohem Ju Doktorr se eshte e kote te pyes Flamurin, Edin, Oertin, Luçianon, Albanen apo cilindo nga 25 antaret e kryesis apo 12 sekretaret e zgjedhur me votim nga keshilli kombetar, pasi e di mire qe pothuajse te gjithe do ngrene supet dhe do drejtojne gishtin nga ballkoni Juaj
Hapja e partise eshte domosdoshmeri por shqyerja e saj nen emrin hapje eshte fatale
Jam dakort qe Foltorja te jete Faltore per cilindo qe kerkon te kontriboj si opozitare por pa shkelur asnje rresht te statutit dhe pa e bere statutin qesharak apo leter pa vlere sa here qe na duhet per te perkedhelur dike
Jam dakort qe Rithemelimi te quhet edhe Rikthimi por jo te kthehet permbys çdo gje e bere per hater te kenaqies se 10 personave sepse Partia eshte shume me e madhe se kaq dhe antaresia eshte shum me shume e vlefshme se cilido prej nesh
Jam dakort qe mund te ndryshojme programin dhe boshtin ideologjik te partise dhe nga konservatore qe u tha mund te qendrojme ne qender e djathte, por jo nga konservatore ta kthejme ne parti konservash
Jam dakort qe fraksionet te kene perfaqesuesit e tyre ne çdo organ drejtues por jo fraksioneve tu lihet shumica dhe shumica te dale fraksion
Te gjitha sa thashe me lart duhen zgjidhur brenda nje morali te pranuar se ndryshe morali qe japim per veten dhe per çdo opozitare eshte amoraliteti i theksuar dhe frike apo zbythje nga frika apo nga interesi nga çdo parim qe eshte artikuluar prej 9 shtatorit 2021 ose tregojme mungese karakteri ne çdo gje qe themi duke bere zero besimin per tu qendruar parimeve, moralit, karakterit , dinjitetit dhe se fundi statutit
Me bindjen e plote qe nga ky shkrim do merziten te “ falurit” te “ rikthyerit” dhe me shume se sa keta vete do merziten servilet e peshtire, mjeranet, vemjet dhe “ sklleverit” qe nuk mendojne kurre por duartrokasin çdo gje qe thote lideri, qe te duan kur te do lideri, te urrejne e te shajne kur nuk te do lideri, as ma ndjen fare siç nuk ma ka ndjere ne keto 34 vite, sepse kurre nuk bej “ pazar” me LIRINE time per hater te çdo karrikje te qelbur kudo qe ajo mund te jete, kur karrikes i vjen era qelbesire
I Nderuar Doktorr Berisha
E para duhet mbledhur nje kuvend kombetar i jashtezakonshem qe te anulloj disa vendime te kuvendit kombetar te dates 11 dhjetor 2021, sepse te gjithe keta jane te perjashtuar
E dyta ne kete kuvend le te rizgjidhet nje keshille i ri kombetar sepse mbi 30 % e te zgjedhurve ne 30 prill 2022 nuk jane as fizikisht e as politikisht aktiv e funksional
Sipas statutit te gjithe deputetet jane automatikisht antare te keshillit kombetar por pasi te anullohet perjashtimi i tyre
Keshilli i ri kombetare pastaj te zgjedh kryesine e re dhe sekretariatet, e ne kete gare le te kanidoj kush te doje, por kushdo qe kerkon dhe aspiron per poste, duhet te vij vetem nepermjet votes se ndryshe tallemi me veten dhe me çdo demokrat e çdo opozitare kudo qe eshte
Sa per numrin e nenkryetareve, antareve te kryesis, sekretariateve nuk ka asnje rendesi nese do jene 4-6-10 apo 25, por sejcili duhet te zgjidhet me vote
Po shkelem statutin ose po e ndryshuam ate per çdo te zemeruar atehere do te zemerohen te gjithe ata qe ndjehen te poshteruar, te perdorur, te tradhetuar apo te prere ne bese nga ajo çfare ka sherbyer si kauz ne kete periudhe qysh me 9 shtator 2021
Sinqeriteti im nuk ju ben dem askujt dhe fatkeqesisht koha ka treguar qe kam patur te drejte ne çdo reagim, qendrim apo mendim timin te shprehur si brenda strukturave ashtu edhe publikisht, edhe pse larot politik sezonal me kane etiketuar me ligesine e gjuhes se tyre lepirese qe nuk njeh kufij se çfare lepine dhe sa lepijne
Pse Flamuri, Edi, Oerti, Luçiano dhe 20 antaret e tjere te kryesise pranuan garen dhe voten e keshillit kombetar ndersa Gazi, Agroni apo Jorida e te tjere duhet te “ gradohen” pa vote????
Kush eshte ndryshimi mes Tyre dhe çfare kane me shume apo me te rendesishme grupi i dyte nga te paret?????
Nese kjo behet ateher kush eshte morali qe percjellin per te tjeret?
Apo kush shane me shume, kush mashtron me shume, kush rreh apo ju hedh gaz lotsjelles demokrateve dhe kush e dredh me shume per interesa te menderes se tij, rrespektohet, vleresohet, gradohet dhe promovohet pa gare????
Edhe pse dyshoj shume ne kete “ afrim” te tille qe nuk ka sinqeritet, ne kete bashkim mekanik dhe fallco qe pas kesaj levizje ka qellime te tjera, perseri me sforco do ta pranoja nese çdo gje vjen nga gara dhe nga vota, ndryshe behemi me keq se çishim dhe me keq se rilindja
Qofsha i gabuar por qershori eshte afer dhe “ endrra” e kujdo tinzari do dali ne shesh megjithese per kategorine e tyre qe lepijne pa problem çfare kane peshtyre asgje nuk eshte tabu
Une jam rikthyer ne keshill kombetar me votat e delegateve te kuvendit kombetare te 30 prillit 2022,pasi ky kuvend miratoi rezoluten qe njihte si gabim fatal djegien e mandateve dhe faljen e 60 bashkive Rames, por kurre nuk do pranoja pa votim te delegateve dhe pa u kerkuar ndjese per lajthitjen kolektive te shkurtit 2019
Jam rikthyer per te kontribuar ne opozite per nje force politike te qendres se djathte, qe ka ne themel te saj VOTEN ne çdo gare dhe qe nuk ben pazar me moralin e asaj çfare eshte thene publikisht e eshte sanksionuar ne statut
I Nderuar Doktorr Berisha
Uroj e shpresoj qe te harxhosh 10 minuta kohe qe ta lexosh pa dyshime “ armiqesore” jashte çdo ngarkese negative dhe jo si sms e nje thashethemexhiu qe kerkon te bjeri ne sy si nje njeri qe ju do te miren, por si fjale zemre te nje njeriu qe ka kontribut ne kete force politike qysh nga data 8 dhjetor e qe ne 34 vite pluralizem ka qene ne pushtet vetem 5 vjet 1992-1997, e prej 27 vitesh opozitare me deshire e koshience te plote ne mbrojte te bindjeve te tija si nje QYETARE I LIRE qe nuk ka ndermen te ndryshoj KURRE per askend dhe per asgje dhe qe mban qendrim te pa lekundur me parimet morale te karakterit, dinjitetit dhe shpirtit te lire
Te Nderuar Antare te keshillit kombetare
Heshtja vret me shume se fjala, hipokrizia dhe konformizmi hipokrit, demton me shume se çdo e vertete sado e hidhur qe te jete
Prandaj mos heshtni dhe mos ngrini duart lart e te duartrokisni per çdo shkaterrim te asaj qe eshte arritur fale qendreses dhe sakrifices tuaj dhe te çdo DEMOKRATI ne keto 11 vite te peshtira dhe veshtira te opozites se pazareve te pista per interesa te ngushta te individeve skuthe qe nuk kane kufij morali dhe shtylle kurrizore
Ju bej thirrje atyre antareve te keshillit kombetare qe e dine mire se çfare do te thote te shkelesh voten e te jesh me dy standarte
Kjo leter e gjate publike nuk eshte per ata qe i servilosen Berishes e qe neper tavolina i thone njeri tjetrit se sa te bashkohen se pastaj do jua fusi Doktorri ketyre, e as per ata qe shohin Gazin si perendi dhe shpetimtare e qe i thone njeri tjetrit qe Gazi eshte shume i zoti dhe sa te fusi kembet por shifni kur tja fusi Berishes sa ti heqin mandatin Berishes
Une nuk shkruaj dhe nuk flas kurre per ata qe ne mendje kane te futmen dhe si zgjuarsi quajne pabesine, sepse e di shume mire qe nese rrezatojme kete moral dhe shfaqemi para Shqiptareve sikur bejme politike te madhe duke ja futur njeri tjetrit ne kohe te ndryshme, rrini pa merak se do na e fusin Shqiptaret sa krahu ne 2025 perseri dhe une nuk jam “ trim” e “ guximtare” qe te perkedhelem apo ta mare si “ rrespekt” te futmen
Do te kerkoja shume miqesisht qe sejcili opozitare, demokrat antare apo i zgjedhur ne forumet drejtuese ta lexoj me syte dhe mendjen e tij, jo si vasal apo skllav i mendimeve te te tjereve dhe do me jepni te drejte shume shpej, sepse sot e di qe do me shani siç keni bere disa here, por une ju kam mirekuptuar ngaqe nuk kam ndermend te ndryshoj kurre
Vetem kur shoh keto pamje ndjej keqardhje se ku e kane katandisur opoziten servilet qe per karriken e tyre te dhjere jane gati te bejne çdo maskarallik
Advertisement