Connect with us

Bota

Qelitë ishin kthyer në “thertore njerëzore”, brenda burgut famëkeq të Assad-it, torturat rrëqethëse

Zbulohen detaje të reja nga torturat që përjetuan të burgosurit e Bashar Al-Assad në Siri më burgun famëkeq Sednaya në Siri. Sipas mediave ndërkombëtare, ky burg ishte kthyer në një “thertore njerëzore”, ku vlerësohet se që nga marsi i vitit 2011 më shumë se 157,000 njerëz janë arrestuar ose zhdukur nga regjimi i Asadit. Sipas disa organizatave Jo Qeveritare Siriane, janë regjistruar dhe konfirmuar 72 lloje të ndryshme të torturave. Sipas raportit u torturuan 5,274 fëmijë dhe 10,221 gra, ndërsa më shumë se 15,000 njerëz që vdiqën nga torturat që iu nënshtruan. Ndër torturat përmenden goditjet elektrike në organet gjenitale, varja, djegia me vaj, rrahjet me shufra metalike, shtypja e kokave midis mureve dhe dyerve, futja e shufrave të hekurit në trup, futja e njerëzve në ujë të akullt etj.

Sipas mediave ndërkombëtare, të burgosurit detyroheshin të pinin gjakun e tyre nga dyshemeja ose të përdhunonin të bashkëburgosurit.

Tregime të tjera përshkruajnë se kur shpërndahej ushqimi, rojet e burgut e vendosnin atë në dysheme ku e përzienin me gjakun dhe papastërtitë. Pothuajse dy herë në javë, varjet e të burgosurve bëheshin gjatë natës, zakonisht të hënën dhe të mërkurën. Madje, dëshmitë flasin për 50 persona që humbën jetën në këtë mënyrë pasi fillimisht u thuhej se do të dërgoheshin në burgje me siguri normale në Siri.

Qelitë ishin kthyer në “thertore njerëzore”, brenda

Skicat e torturave
Qelitë ishin kthyer në “thertore njerëzore”, brenda

Skicat e torturave
Qelitë ishin kthyer në “thertore njerëzore”, brenda

Skicat e torturave

Qelitë ishin kthyer në “thertore njerëzore”, brenda

Qelitë ishin kthyer në “thertore njerëzore”, brenda

Qelitë ishin kthyer në “thertore njerëzore”, brenda

Dëshmia

Hami Saleh një kurd sirian, i cili u arrestua dhe u torturua nën regjimin e Asadit në vitin 2015, tha për Al Jazeera se ai u kap nga rojet gjatë periudhës së kryengritjes.

“Ata më torturuan”, rrëfen Saleh me lot në sy.

Saleh punonte në Inteligjencën e Forcave Ajrore. Ai u burgos pa akuza dhe më pas u torturua për javë të tëra. Saleh mundi të kthehej për të parë burgun ku mbahej pasi forcat e opozitës siriane rrëzuan Asadin dhe liruan të burgosur në të gjithë vendin.

“Sot erdha këtu për lumturinë time. Doja të shihja që jam i lirë”, i përgjigjet ai pyetjes së gazetares se pse u kthye në vendin ku ishte burgosur.

Militantët e Hayat Tahrir al-Sham (HTS) morën kontrollin e burgut famëkeq të Sirisë Sednaya pranë Damaskut të dielën pasi hynë në kryeqytet dhe detyruan presidentin Assad të arratisej në Rusi.

Grupi i mbrojtjes civile siriane Helmetat e Bardha tha të hënën se kishte vendosur “5 ekipe të specializuara të urgjencës në burgun Sednaya për të kërkuar” pasi raportohet për qeli të fshehura të krijuara nën tokë.

Udhëheqësi i grupit Hayat Tahrir al-Sham (HTS) filloi diskutimet me qeverinë e rrëzuar për transferimin e pushtetit të hënën, një ditë pasi aleanca e tij opozitare rrëzoi në mënyrë dramatike presidentin Bashar al-Assad pas dekadash sundimi brutal. Kryeministri Mohammed al-Jalali deklaroi se kishte rënë dakord t’i dorëzonte pushtetin rebelëve. Luftëtarët rebelë thanë se kishin gjetur rreth 40 trupa që mbanin shenja torture brenda një morgu në një spital pranë Damaskut të hënën, të futur në çanta trupash me numra dhe emra të shënuar mbi to.Nërkohë observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka bërë me dije se ushtria izraelite “ka shkatërruar objektet kryesore ushtarake në Siri” duke kryer rreth 250 sulme në territorin sirian që nga pushtimi i Damaskut nga rebelët dhe rënia e presidentit Bashar al-Assad. Sipas kësaj organizate, e cila mbështetet në një rrjet të gjerë burimesh në të gjithë Sirinë, Izraeli ka bombarduar aeroporte, radarë, depo armësh dhe municionesh, qendra kërkimore ushtarake dhe ka dëmtuar anijet e marinës siriane duke sulmuar njësitë e mbrojtjes ajrore pranë portit kryesor të Latakisë, në veriperëndim të vendit.

Për gjysmë shekulli, familja Assad sundoi mbi Sirinë me një dorë të hekurt, me raporte të dokumentuara gjatë për torturat masive të burgosjeve, vrasjet jashtëgjyqësore dhe mizoritë kundër popullit të tyre. Të dielën, pas 13 vitesh lufte civile që copëtoi vendin, regjimi u rrëzua. Luftëtarët rebelë e shpallën Damakun “të çliruar” në një deklaratë video në televizionin shtetëror, duke e dërguar presidentin sirian Bashar al-Assad të arratisej në Rusi.

Advertisement