Connect with us

Kosova

Qëllimi i Faton Hajrizit dhe Gjermanisë/ Drecun flet për hetimet dhe zbulon të reja

Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, tha se hetimi do të tregojë se cili ishte qëllimi i Faton Hajrizit, pse ai ishte në territorin e Serbisë qendrore dhe deklaroi se autoritetet gjermane duket se nuk kanë dëshirë të bashkëpunojnë, pra të ofrojë informacionet e nevojshme.

“Është pak problematike që Gjermania ende nuk ka bërë të ditur disa informacione që ne I kemi kerkuar, për qëndrimin e këtij vrasësi të likuiduar në territorin serb. Eshtë plotësisht e paqartë se si ka mundur Faton Hajrizi të gjendet në territorin e Gjermanisë, pavarësisht fakti që ai sigurisht kishte mundësinë për të marrë disa dokumente” – deklaroi Drecun duke shtuar se prania e paligjshme dhe me armë e Hajrizit në territorin e Serbisë qendrore tregon se ai ka levizur dhe ka qene I mbeshtetur nga ‘kanale kontrabande’.

“Nuk ka dyshim se në rajonin tonë ka edhe shumë njerëz të korruptuar përmes të cilëve mund të merren dokumenta të caktuara per te levizur dhe mund të përfundoni shumë gjëra”, theksoi Drecun.

Sipas tij, nuk ka dyshim se keto grupe te organizuara kriminale janë të lidhura shumë mirë me njera tjetren dhe se kjo lidhje manifestohet me aktivitete të përbashkëta ilegale.

“Sigurisht që gjatë hetimeve nuk do të bëhen të ditura të gjitha informacionet derisa të bëhet përfundimisht fotografia e ngjarjes. Mendoj se shërbimet tona, policia si edhe organet kompetente kanë më shumë informacion se sa është shpallur publikisht dhe shpresoj se hetimi do të arrijë të bashkojë gjithçka nga ky pazëll” – u shpreh Milovan Drecun. Drecun.

Kujtojmë se javën e kaluar Hajrizi vrau pjesëtarin e policisë kufitare serbe Nikola Krsmanoviq dhe plagosi policin Vjekoslav Iliq, ndërsa disa ditë më vonë ai u vra në afërsi të Loznicës.

Advertisement