Connect with us

Kronike

‘Qëllo qëllo! … Më pas 4 të shtëna’ Si u vra shqiptari nga karabinieri italian pasi i shtypi kolegun me makinë

Katër plumba janë qëlluar drejt Haxhi Çollakut, shqiptari i cili mbeti i vrarë nga policia italiane. Ngjarja u shënua pasditen e 14 korrikut 2023 në Padova të Italisë. “I dëgjova të bërtisnin: Qëllo, qëllo” ka treguar një banor i zonës. Rreth orës 14:00 të 14 korrikut Haxhi Çollaku, 55 vjeçar ishte ndaluar me furgonin e tij poshtë shtëpisë së ish bashkëshortes me të cilën kishte një histori përndjekjeje dhe dhune.

Disa vite më parë madje ndaj 55 vjeçarit ishte firmosur dhe urdhër largimi nga banesa bashkëshortore.

Ndërsa dje, ai kishte shkuar sërish tek banesa edhe pse kishte një urdhër që nuk duhej t’i afrohej. Vajza 12 vjeçe e çiftit, kishte telefonuar policinë për praninë babait të saj poshtë banesës, prandaj një patrullë kishte shkuar në ndihmë.  Në momentin e parë kur karabinierët kanë bërë para kanë menduar se do të bashkëpunonte.

Dikur mësues matematike në Shqipëri Haxhi Çollaku kishte 20 vite që jetonte në Itali por martesa nuk kishte funksionuar dhe bashkëshortja e kishte denoncuar disa herë për dhunë,informon media italiane.

Karabinierët pasi I kishin kërkuar të largohej ai ishte drejtuar drejt makinës të tij.

Papritur ndez makinën dhe përplas policin që kishte përballë dhe po I kontrollonte dokumentet. Më pas del dhe tenton ta godasë me thikë.

Në këtë koment polici qëllon me pistoletë. Dy plumba kapin Çollakun në këmbë dhe dy në gjoks. Të dy dërgohen në spital, por ndërsa shqiptari humbi jetën në më pak se një orë, polici që u përplas nga makina ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasi ka pësuar fraktura.

Ky është Haxhi Çollaku, shqiptari i vrarë nga karabinieri italian pasi përplasi me makinë kolegun e tij

1689401848_collaku.jpgKy është Haxhi Çollaku shqiptari i vrarë nga karabinieri italian pasi përplasi me makinë dhe tentoi të godiste me thikë kolegun e tij. Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e 14 korrikut.Pas këtij krimi fshihet dhe një epilog tragjik. Një histori përndjekjeje gati 15 vjeçare e Çollakut ndaj ish bashkëshortes së tij dhe vazjës. Burri nuk kishte pranuar kurrë ndarjen dhe të shpeshta kishin qenë denoncimet e ish bashkëshortes së tij deri një ditë më parë kur kishte qenë vajza e çiftit 12 vjeçe e cila kishte kërkuar ndihmën e policisë pasi babai i saj kishte shkuar poshtë banesës së tyre.

Prokurori Marco Brusegan po merr në pyetje të gjithë personat që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Advertisement