Kronike
Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një automjeti, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz tek rrethi i Bathores rreth orës 22.30 minuta. Policia njofton se ka pasur të shtëna me armë dhe nga të dhënat e para mësohet se kemi të bëjmë me një tentativ vrasje.
Sipas policisë persona të panjohur kanë qëlluar me armë në drejtim të disa personave të tjerë që kanë qenë duke lëvizur me një automjet. Edhe autorët kanë qenë në një automjet tjetër kur kanë qëlluar.
Nuk ka persona të lënduar.
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 22.02.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores, dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër. Nuk ka të lënduar në njerëz.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe vijojnë kontrollet për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

