Kronike
Qëndronte prej 1 jave i vdekur në banesë, gjendet pa shenja jete francezi (DETAJET)
Një shtetas francez, 55 vjeç, është gjetur i pajetë brenda një banese pranë “Tregut të orizit” në Vlorë.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 55-vjeçari dyshohet të ketë 1 javë i vdekur në banesën ku jetonte me qira
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanve të ngjarjes.
Pritet transportimi i trupit në drejtim të morgut të qytetit, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko ligjore për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes.