Sport
“Qepe gojën o tullac m…”, çfarë nuk u pa nga sherri mes trajnerit të Sllovakisë dhe Declan Rice
Sfida Angli-Sllovaki në fazën e 1/16 të Europianit ishte shumë e tensionuar. Ndeshja u vendos nga aftësitë e Bellingham, i cili barazoi rezultatin në minutën e ‘96, duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë dhe më pas me golin e Kane Anglia ia doli të kualifikohej më tej në çerekfinale.
Por në fishkëllimën e fundit të ndeshjes në Veltins-Arena të Gelsenkirchen, trajneri i Sllovakisë Francesco Calzona për pak sa nuk u përplas fizikisht me mesfushorin e Arsenalit, Declan Rice.
Tekniku italin shkoi drejt arbitrit turk Meler për të kërkuar shpjegime për disa episode të ndeshjes, por Rice shpërtheu duke e urdhëruar që të mbyllte gojën.
Ndërkohë, lexuesi britanik i buzëve Jeremy Freeman tha për Daily Mail se Rice gjithashtu tha: “Qepe, o p…, hesht, o tullac m…”
Në krahun tjetër, trajneri i Sllovakisë i tha Sky Sport Italia se ishte i zemëruar nga taktikat e Anglisë.