Connect with us

Kronike

Ora News konfiskohet 100%

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur konfiskimin 100 % të aksioneve të RTV ORA, me pronar biznesmenin Ylli Ndroqi. Vendimi i sotëm i GJKKO përfshin konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të RTV ORA. Avokatët e çështjes thanë se me vendimin e sotëm gjykata shkelmoi me këmbë aktin e ekspertimit të nxjerrë nga ekspertë që vetë i kishte caktuar.

“Gjykata shkelmoi atë që thanë ekspertët, që pasuria e Ylli Ndroqit është e ligjshme”, thanë avokatët.

Një muaj më parë GJKKO refuzoi kërkesën e biznesmenit, Ylli Ndroqi për heqjen e sekuestrove të  pasurive të tij.

Në qershor të vitit 2021, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kërkoi Gjykatës së Posaçme që të konfiskojë 32 pasuritë e Ylli Ndroqit dhe familjarëve të tij.

Sipas SPAK, nga të ardhurat dhe shpenzimet rezulton se ai ka të pajustifikuara 3 milionë euro dhe se gjatë fazës së hetimit nuk ka mundur sërish të justifikojë dot burimin e tyre.

Advertisement