Aktualitet
Qershor në fillim të nëntorit
Moti do të jetë i kthjellët dhe me diell, sot temperaturat arrijnë deri në 27 gradë celsius
Për fillimin e muajit nëntor vendi ynë do të jetë në të njëjtat kushte atmosferike. Mjegulla do të jetë në mëngjes përgjatë zonës verilindore dhe lugina, gjatë ditës me kthjellime. Temperaturat minimale parashikohen 5-13 gradë, temperaturat maksimale do të luhaten 20-23°C në veri, gjatë ditës do të jenë të larta 25-27°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.