Politike
Elezi: Lëvizja e Bashës, e dirigjuar nga Berisha, ja çfarë pritet të ndodhë me euroatlantikët
Lulzim Basha është drejt një grupimi të ri për zgjedhjet e 11 majit. Ashtu siç mësoi Report Tv, pritet që Basha të huazojë një parti politike për tu regjistruar si koalicion. Këtë e konfirmoi edhe avokati Besart Logu në ‘Studio Live’.
Logu i cili i ka qëndruar shumë pranë Bashës që nga koha kur drejtonte PD-në deklaroi për Arbër Hitajn se nuk do jetë më pjesë e grupit Basha dhe do jetë tashmë një anëtar i thjeshtë i PD-së së Berishës.
‘Nuk është më i tillë. Shumë shpejt drejt koalicioni euro atlantik. Kemi një parti të re në skenën politike. Referuar kësaj ngjarjeje juridike dhe politike, pozitat e mia kanë ndryshuar duke mos qenë më pjesë e grupimit, gjithçka çka nisi në PD që nga 9 shtatori , nisi për një PD ndryshe për qasje tjetër, komunikim tjetër me anëtarin dhe nuk nisi për një parti të re. Të gjithë ishim për një PD ndryshe dhe meqë Basha mori drejtimin, askush nuk ishte për një parti të re dhe të bëjmë Bashën deputet. U ulën kërkesat në mënyrë drastike. Në kushte të tilla, unë nuk bëj më pjesë, kia kam komunikuar dhe zotit Basha. Nu ke ndjek në këtë kapitull të ri. Basha pretendon një teknikalitet’, tha Besart Logu.
Ne ishim për një PD ndryshe. E mori përsipër zoti Basha dhe e ndoqëm, mund ta merrte zoti Alizoti. Mund ta bëjë zoti Berisha, le të ndjekim Berishën. Gjithçka të ndodhi brenda PD-së. Vetë Berisha e kishte kollaj ta bënte një parti të tillë me foltoren. Por nuk e bëri. Kaloi gjithë këtë kalvar vuajtjesh dhe i qëndroi besnik dhe mori vulën. Kemi qenë në llogore dhe llogorja ti errëson sytë. Në një logjikë më të ftohtë, PPE ka hequr statusin e pezulluar PD-së. Njohin zotin Berisha për kryetar të PD-së. Ne dhjetor ambasada hyri në marrëdhënie. Me fitoren e Trump, ajo politika, theksi i vendosur në plitikën e jashtme dhe për personat non grata nuk është e tillë. Jam në Partinë Demokratike. Nuk kam funksione’, shtoi Logu.
Ibsen Elezi, ish-kryetari i PD-së Kukës, deklaroi se Basha që psa 9 shtatorit braktisi çdo betejë.
‘Zoti Berisha pati një udhëtim të përbashkët me Bashën. Gjithë këtë lëvizje e filloi, e ka thënë vetë se u cenua. Zoti Basha ëhstë një njeri pa peshë dhe formim politik. Kjo ka qenë gjëja kryesore në këtë debat. Zoti Logu mjund të më kishte besuar më mirë mua. Udhëtimi me Bashën është një vetëvrasje. Lufta në PD u kthye për shkak të individëve. Berisha ka konsoliduar pozitat e veta. Basha braktisi betejën dhe la çdo gjë. I merr të gjithë anti Berishianët. I fut në varkë, iu heq tapën dhe i mbyt.’
Analisti Arben Meçe, tha se lëvizja e Bashës ndaj Berishës ishte lojë vetëm për të legjitimuar këtë të fundit si lider të PD-së.
‘Para 3 ditësh, doli zëdhënsja euroatlantike dhe tha nuk do ketë oarti të re. Basha do pres vulën. Në këto dy vjet PD me Berishën është bërë parti moderne. Ndryshimet janë të dukshme. Dhe fluksi i gjyqtarëve po shkon nga PD. Po integrohet në sturkturat euroatlantike ndërkomëbatre. Përfhsin gati 90% të botës dhe bëri një rezolutë sa i PD-së. Po kërkon tani në Tiranë të dërgojë një komision fakt mbledhës.
Është bërë shumë qesharake. 2 vjet përpara qëndrimi im ka qenë iprere se lëvizja e Bashës është akt i dirigjuar nga Berisha për të aporvuar aztë si lider. Kur të bijë fusahata, mund të futet edhe frkasion në PD. Pse duhet Basha të rrijë larg PD-së? Ata tregues politike që e ndanin janë zhdukur. Tashmë pritet fraksioni dhe të kemi bashkimin e PD-së. Gjithë strutkura drejtuese e PD është ajo që ka qenë por nuk ishte de jure Berisha drjetuese. Gjithë lëvizja u bë që Berisha të merret drjetimi nfaktit. Rrugë e gjatë shumë.’