Kosova
Qeveria e Kosovës ndan mbi 7 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike
Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për mbështetjen e tejkalimit të krizës energjetike
Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 2 milionë e 278 mijë euro për mbështetjen e tejkalimit të krizës energjetike të Pkos së Ringjalljes Ekonomike.
Kështu ka vendosur Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së 135.
”Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen Elektronike në të cilën ka ndarë 7,278,747.59 € për zbatimin e masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike“.
”Mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, që reflektojnë në faturat e konsumatorëve. Kushtet dhe kriteret e shfrytëzimit të këtyre mjeteve përcaktohen me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 21/94 të datës 24 gusht 2022“, thuhet në komunikatën e Qeverisë.