Connect with us

Kosova

Qeveria e Kosovës pas vizitës së Ramës: Kurti e ftoi, por kryeministri shqiptar e injoroi

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim në Kosovë, ku deri më tani është takuar me disa politikanë, por jo me homologun e tij Albin Kurti.

Në lidhje me këtë ka reaguar zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, i vili ka sqaruar se përse kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nuk ka një takim me Albin Kurtin, ndonëse ndodhet në Prishtinë në kuadër të 25-vjetorit të Çlirimin të vendit.

Sipas tij, Kurti e ka ftuar Ramën në 12 qershor në një aktivitet, por kryeministri shqiptar nuk i është përgjigjur.

“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet. Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor.  Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të qeverisë së Kurtit.

Advertisement