Connect with us

Kosova

Qeveria Kurti i do në burg Thaçin me shokë, prandaj nuk…

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala thotë se Gjykata Speciale nuk ka asnjë përgjegjësi ndaj institucioneve të Kosovës edhe pse është themeluar nga Kuvendi i Kosovës. Sipas tij “ajo është një gjykatë tjetër që nuk i përgjigjet sistemit tonë dhe nuk janë përgjegjës as para Kosovës, as Kuvendit, as ministrisë dhe as ndaj askujt dhe nuk kanë asnjë arsye për të mbajtur ish-udhëheqësit e UÇK-së në paraburgim.

“Sepse të gjithë ata që janë në paraburgim, kanë avokatë të mirë, të cilët nëse do të kishin hapësirë ligjore, mund ta zëvendësonin paraburgimin me një masë më të butë”, thotë Shala, i cili gjithashtu shtoi se nuk ka gatishmëri të institucioneve të Kosovës për të dhënë garanci të mjaftueshme dhe të fuqishme.

“Jam i bindur se institucione si Ministria e Drejtësisë apo dhe Qeveria e Kosovës made në njëfarë mënyre duan që Hashim Thaçi me shokë duan edhe të dënohen, të mos dalin nga burgu”- deklaroi Shala

Ai tha gjithashtu se Gjykata në Hagë, duke i mbajtur në paraburgim ish-udhëheqësit e UÇK-së, po shkel të drejtat e njeriut.

“Mosbesimi ndaj Kosovës, ndaj institucioneve të Kosovës, ndaj policisë së Kosovës, të cilin Gjykata Speciale e Hagës e ka treguar hapur, është faktori vendimtar që këta njerëz, duke shkelur të drejtat e njeriut, i mbajnë në paraburgim ish-udhëheqësit e UÇK-së” –  tha Behxhet Shala

Advertisement