Kronike
Qeveria shqiptare firmosi marrëveshjen me “Eagle Hill”

Ndërtimi i portit të Durrësit mori firmën përfundimtare. Këtë të hënë në pallatin e kongreseve, qeveria shqiptare firmosi marrëveshjen përfundimtare për zhvillimin e “Durrës Yacht & Marina” në bashkëpunim me “Eagle Hill Real Estate” Duke e cilësuar si një lokomotivë, që do të sjellë impakt të jashtëzakonshëm, Kryeministri Edi Rama, tha se ky është një kapitull tërësisht i ri për turizmin në vend. Zv. Kryeministrja Belinda Balluku, cilësoi fazën e ardhshme si më të vështirën për projektin, atë të ndërtimit të portit. Sigurisht, I pranishëm ishte edhe investitori Muhamed El Alabbar, ku tha se teknologjia që do përdoret për ndërtimin e portit, nuk është përdorur as në Dubai më parë. Projekti për portin e Durrësit kaloi në parlament mes shumë debatesh, e pas shumë deklaratash, ku opozita e ka cilësuar si mega aferën më të madhe të historisë 30 vjeçare të vendit. Durrës Yacht and Marina, do të kushtojnë mbi 2 miliardë euro, ku një pjesë e parave do të grumbullohen nga shitja e apartamenteve, process ky që ka filluar menjëherë pas miratimit në kuvend.

