Politike
Qeveritë Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Rama pritet me ceremoni zyrtare
Mbledhja e përbashkët mes qeverisë Shqipëri-Maqedoni e Veriut do të mbahet ditën e sotme në Shkup. Kryeministri Edi Rama do të pritet nga homologu Dimitar Kovaçevski, çka do të pasohet nga një takim mes dy kryeministrave.
Mbledhja e parë mes Qeverive është mbajtur në shtator 2017 Pogradec. Në mbledhjen e parë Rama vuri theksin te bashkëpunimi i mëtejshëm mes dy vendeve, duke deklaruar se do të mundësohet lëvizja e lirë e mallrave.
AXHENDA
10.45 – Takim tete-a-tete i dy kryeministrave. (Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë)
11.00 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive (Fjalë hyrëse nga të dy kryeministrat) që vijon me diskutimin e hapur të ministrave nga të dyja kabinetet qeveritare. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmbyll sesionin plenar.)
12.35 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve ndërqeveritare
13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
14.10 – Foto e përbashkët
SHKUP- Mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mbahet ditën e sotme në Shkup. Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu i tij Dimitar Kovaçeski, ndërsa do zhvilluan edhe një takim ‘kokë më kokë’.
Në mbledhjen ndërqeveritare do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendet.
Rama: BE duhet të na përfshijë më shumë në ‘luftën’ kundër rritjes së çmimit dhe inflacionit
Kryeministri Edi Rama tha se Bashkimi Europian duhet të përfshijë më shumë vendet e Ballkanit në “luftën” kundër rritjes së çmimeve apo edhe inflacionit.
“Kjo mbledhje është edhe në aspektin e përpjekjeve tona të përbashkëta për t’u bërë pjesë e BE, sepse e kemi kapërcyer hendekun e madh dhe torturues mes të qenit gati për të hapur bisedimet dhe refuzimit të vazhdueshëm nga ana e BE-së, sot të dyja vendet kanë celur procesin e negociatave dhe kanë hedhur një hap shumë para, në 6 dhjetor do të mbahet samite i BE me Ballkanin Perëndimor dhe do jemi së bashku me të gjitha dëshirat, problemet dhe sfidat tona që janë gjithnjë e më të njëjta me ato të BE dhe është koha për të projektuar të ardhmen duke kërkuar së bashku nga BE që të na përfshijë gjithnjë e më shumë në përpjekjen e organizuar për t’i rezistuar rritjes së çmimit qoftë edhe inflacionit”, tha kryeministri Edi Rama.
Mbledhja e 2 qeverive/ Rama: Jemi shumë të vegjël për të qëndruar me kurriz me njëri-tjetrin! Kemi shumë për të bërë bashkë
Në mbledhjen e përbashkët mes 2 qeverive, kryeministri Edi Rama tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shumë sfida, prandaj është më e mira që kjo të kalohet së bashku me njëri-tjetrin e jo vetëm.
“Lufta për të gjunjëzuar perëndimin, NATO dhe të gjitha vendet në perëndim të Rusisë, pjesë e të cilit jemi ne, lufta nuk ka ardhur me bomba e as me dëbime njerëzish, por me rritje çmimesh, dhe është gjithnjë e më e qartë që s’ka asnjë rrugë tjetër, përballimi me sfidat e kësaj kohe dhe vështirësitë e tejskajshme, që kjo kohë ka sjellë dhe adaptimit me një situatë ku ne jemi shumë të vegjël për të qëndruar me kurriz me njëri tjetrin. Kemi shumë për të bërë me njëri tjetrin”, tha Rama.
Mbledhja e dy qeverive, Kovaçeski: Avancojmë bashkëpunimin në kohë krize, jemi shembull sesi fqinjët mund t’i kalojnë sfidat së bashku
Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçeski në mbledhjen e dy qeverive në Shkup tha se marrëveshjet dhe memorandumet që do të nënshkruhen sot do të rrisin bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në këtë kohë krize. Ai tha se marrëveshjet do jenë në fushën e sigurisë, arsimit, shëndetësisë.
“Bashkërisht mund të bëjmë më tepër prandaj për disa vite arritëm shumë më tepër se mund të mendonin. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk kanë qenë më të mira se sot. Jemi shembull si dy fqinjë mund të bashkëpunojnë dhe të tejkalojnë sfidat.
Bashkëpunojmë si partner të barabartë. Më 19 Korrik të dy në emër të qytetarëve të vendit tonë kishim nderin të nisim negociatat për integrimin në Bashkimin Europian. Ju kolegë të respektuar nga Shqipëria treguat miqësi të vërtetë drejt anëtarësimit në NATO. Ne kemi qëllime të njëjta për anëtarësim në BE”, deklaroi ai.
Tani i përmbushim të gjitha premtimet dhe kështu do të nisë edhe hapja e negociatave. Për ne identiteti dhe gjuha maqedonase dhe njohja e saj nga Europa do të ishte shumë e rëndësishme. Duam që ta ngremë gjuhën maqedonase në nivel me gjuhët e tjera europiane. Tani presim që deputetët të tregojnë përgjegjësi. Si i filluam bashkërisht negociatat i kanë mundësi të shkojnë deri në fund bashkë. Me anëtarësimin në BE do sigurojnë jetë cilësore. Sot RMV dallohet si model i suksesshëm për të ndërtuat ura me fqinjët, Europën dhe botën.
Me anëtarësimin në BE do sigurojmë jetë cilësore, të rinjtë të jetojnë këtu, jo në Europë por ne vendin lindjes. Ndërtojmë urat me fqinjët Evropën dhe botën. Si sy shtete fqinjë mund të ndihmojnë njëri tjetrin në zhvillimin ekonomik. Takimi i dytë në Shkup, avancojnë bashkëpunimi mes nesh në kohën e krizës globale, krizës ekonomike.
Sot do të firmosen memorandume në shumë fusha, atë që dua ta nënvizoj është një dëshmi për bashkëpunim tonë të mirë, për kthimin e ikonave të nxjerra në mënyrë të paligjshme nga vendi ynë”, tha Kovaçeski.