Pinknews
‘Qofsh i xhenetit’, e bënë të vdekur në rrjetet sociale, reagon ashpër ish-banori i BBV
Shpesh kemi parë se si për qëllime të ndryshme, qoftë për keqinformim, qoftë për të rritur ndjekës e angazhime në një llogari, persona të ndryshëm me adresa fallco kanë bërë të vdekur personazhe publike.
Pas mbarimit të edicionit të dytë të BBV, konkurrentët që ishin pjesë e këtij formati, po përjetojnë tashmë vrullin e famës dhe shikueshmërisë.
Një ndër më të komentuarit nga këta banorë ka qenë edhe Ronaldo Sharka, i cili shpesh është vënë në qendër të portaleve rozë për veprimet dhe deklarata e ndryshme që ka bërë brenda shtëpisë.
Mirëpo çmenduria në internet e rrjete sociale herë pas herë kalon caqet e njerëzores. Nuk janë të pakta rastet kur personazhet publikë i kanë shpallur të vdekur, duke qenë shëndoshë e mire, enë këtë grackë ka rënë së fundmi edhe gazetari Ronaldo Sharka.
Në “TikTok” është bërë virale një foto e tij, në të cilën shkruhej: “Vllai jonë qosh i xhehnet”, duke lënë të kuptohet se ka ndërruar jetë.
Lidhur me këtë lajm të rremë ka reaguar vetë ish-banori i “Big Brother VIP”. Ai ka bërë një postim në “Instastory”, ku ka reaguar ashpër dhe i nervozuar.
“Të sëmurë mendor, njerëz të lig. Hiqjani telefonin këtyre kalamajve që përdorin TikTok dhe bëjnë shaka të tilla, dhe aq më tepër me një njeri që ende ka të freskëta imazhet e vdekjes së të atit! Nuk më ka interesuar kurrë asnjë koment apo video tallëse në rrjet kundrejt meje, por kjo është e tepërt! Turp! Brez m*ti” -shkruan ai.