Connect with us

Politike

Qori për kërkesën e Ramës që KFOR të marrë kontrollin e Veriut

Aktivisti Arlind Qori, ka analizuar konferencën e djeshme të kryeministrit Edi Rama, për situatën aktuale pas sulmit terrorist në Kosovë.

Qori thotë se përveç dënimit të pritshëm të agresionit ndaj Kosovës dhe identifikimit të Qeverisë së Serbisë me agresorët, pati edhe disa elemente në këtë konferencë që ai i quajti problematikë.

Një prej tyre ishte deklarata e Ramës që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Qori thotë se Rama hoqi një paralele të rrezikshme, për të cilën tha se është poshtërsia më e madhe ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.

“Duke hequr këtë paralele, Rama po i ofron veriut të Kosovës në raport me shtetin e Kosovës atë që fitoi Kosova në raport me Serbinë ne vitin 1999. Nëse kjo nuk është budallallepsje nga padija, është poshtërsia më e madhe ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës”, tha aktivisti i Lëvizjes BASHKË.

Ai gjithashtu kritikoi edhe thirrjen e Ramës ndaj Kosovës për kthimin pa kushte në tryezën e dialogut me Vuçiçin, duke theksuar nevojën e krijimit të Asociacionit.

Sipas tij, Rama solli një opsion të ndryshëm edhe prej Kosovës e BE-së përsa i takon themelimit të Asociacionit.

Advertisement