Connect with us

Pinknews

Quajti Xhensilën ‘mosmirënjohëse’? Eli Malaj flet pa ‘doreza’: Besi po vuan…

Eli Malaj, këngëtarja e njohur shkodrane ishte e ftuar në  një emision televiziv ku u surprizua nga miq e të afërm. Mes lotësh gëzimi, Eli mori një mesazh edhe nga Bes Kallaku që shprehu një konsideratë të lartë për të.

“Je yll bote! Je më e mira në botë! Të hëngsha zemrën!”, tha Besi në videomesazhin e dërguar.

E pyetur për bashkëpunimin e tyre, “Mosmirënjohja”, Eli tha se kushdo të ishte do të kishte dalë një produkt po aq i mirë. Ajo shtoi se ishte moment i keq për Besin, por rasti i tij mund t’i kishte ndodhur kujtdo. Eli shprehu vlerësimin e saj për aktorin duke thënë se mbi të gjitha është njeri me zemër të mirë, ndërsa situatat e këqija ndodhin gjithmonë.

“Unë mendoj që ishte situata e tillë që deshi, s’deshi, jo që isha unë, por kushdo të ishte këngëtar në atë pjesë, do të ishte kënduar dhe do të ishte pëlqyer, por qëllova unë dhe mbase janë bërë të gjitha elementët e mirë bashkë. Unë mendoj që kushdo të ishte, edhe po mos të isha unë, ishte momenti i keq i Besit, por si Besi janë shumë, si Besi mund të isha unë, por qe momenti i keq, por i doli ndoshta në faqe a nuk e di, diçka e tillë. Janë shumë si Besi, në tërë botën kështu që ai nuk është i vetmi. Historitë janë të ngjashme në tërë botën. Qëlloi që është i njohur, Besi është djalë i mirë, është djalë me botë, mbi të gjitha e ka zemrën e mirë. Kur e ke zemrën e mirë, gjithçka është mirë. Situata të këqija kemi gjithmonë” u shpreh kengetarja.

Advertisement