Politike
“Qumësht trëndafili dhe mjaltë delesh…”/ Rama ironizon Berishën, Bashën dhe Lapajn

Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të animuar ka ironizuar kreun e PD, Sali Berisha, Lulzim Bashën dhe Adriatik Lapaj.
“Mirëmëngjes dhe me Teatrin e Kukullave të së dielës, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur”, shkruan Rama krahas videos.
“Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”, e ka titulluar Rama skenën.
Berisha: Ja Tiku shiko mirë, kjo është “Shqipëria Madhështore”. Qumësht trëndafili ‘Made in Albania’ do bëhet aty.
Lapaj: Do bëhet do bëhet, bëhet sesbën si mos të bëhet. Po Ramës si i bëhet?
Berisha: Ja Zallherri Madhështor, Mjaltë delesh Made in Albania do të bëjmë aty.
Lapaj: Do luftojmë korrupsionin Doktor.
Basha: Posi more Lapaj posi, do të luftosh korrupsionin zotrrote, po me kë? Me vjehrrin e pushkatuar nga Vetingu? Apo me gjithë krushqinë në listën e mbyllur?! 7X7…
Lapaj: Ore prap ky? Flet ky për vjehërr.
Berisha: Ai është një budalla i padobishëm, ti je i dobishëm, je tjetër nivel.

