Aktualitet
Qytetari sfidon të ftohtin, noton në temperaturat -2 gradë Celsius
Vlora sot ka patur ditën më të ftohtë të vitit ku temperaturat kanë shënuar -2 gradë Celsius, por kjo nuk e ka penguar një qytetar që të lahet në det.
53-vjeçari nga Vlora, Gëzim Brahimaj thotë se kjo ishte dita ku ai mund të sfidonte temperaturat nën zero gradë Celsius duke shijuar notin në detin Jon. Ai ka notuar duke mos e pasur aspak problem të ftohtin, madje thotë se ndihet shumë mirë.
“Ndihem shumë mirë me shëndetin, me trupin, larg këtyre virozave,”- thotë Brahimaj.