Connect with us

Aktualitet

Qytetarit i digjet prona, Haki Çako: Legen, mo më ça ****** mua!

Arroganca e institucioneve dhe pushtetarëve vijon e shfaqet çdo ditë përballë qytetarëve të cilët jo vetëm që nuk marrin zgjidhje për problemet e tyre, por shahen e poshtërohen.

Sjellje kjo që shëmbëllehet që nga drejtuesi më madhor i këtij vendi, kryeministri Edi Rama e deri te pushtetarët e thjeshtë, siç është pasqyruar në media në mënyrë periodike – një realitet i hidhur që qytetarët e prekin në jetën e përditshëm.

Në rolin e cubit, kësaj here është shfaqur drejtori i emergjencave civile Haki Çako.

Në një video të publikuar në media këtë të premte, që raportohet të jetë filmuar në zonën e Beratit, shfaqet një banor i zonës i cili debaton me Çakon. Qytetarit të cilit raportohet se po i digjej ullishta i kërkon Çakos të hapë rrugën, pasi makina e qëndruar të cilën drejtori përdorte, kishte bllokuar lëvizjen e zjarrfikëses.

Haki Çako, ndoshta i frymëzuar nga shefi i madh Edi Rama dhe pa e ditur se po filmohet, i përgjigjet: Mo më ça trapin mua! Legen!\

 

Advertisement