Aktualitet
Qytetarja humbet ROLEXIN në Rinas: Policia më tha nuk ruajmë orën tënde
Një qytetare denoncon aeroportin e Tiranës. Sipas saj, në datën 10 prill, teksa po udhëtonte drejt Italisë, tek kontrolli me skaner në këtë aeroport, ka hequr orën Rolex është futur në skaner, ka dalë dhe më pas nuk e ka parë orën. Sipas qytetares, në momentin që ka bërë ankesën, stafi tek kontrolli, i është përgjigjur në mënyrë arrogante.
Duke dërguar në redaksi videon ku duket momenti kur heq orë dhe futet në skaner në aeroport, qytetarja kërkon që ora të kthehet tek ajo pasi e ka dhuratë nga djali që e ka blerë me sakrificë. Ndër të tjera, qytetarja thotë se kur është ankuar në polici dhe ka denoncuar rastin, i janë përgjigjur me: “Ne nuk do të ruajmë orën tënde.”
Mirdita kam nje ankes per aeroportin tiran me date 10 prill te henen po udhetoja drejt Italise. Te kontrolli me skaner hoqa oren e vura te kaseta te them se ora ishte roleks ate ore se kam pa hala me sy kam bere denoncimin por nuk po gjindet ma me thone se po kontrollojme kamerat por deri tani asgje ..dua te theksoj se personeli qe punonte te kontrolli qe une bera ankesen shume arrogante dhe te pa disponushem gjithashtu edhe zyra e informavionit. Une kam ne dispozicion edhe regjistrimin e kameres ku heq oren e vendos te koshi.
Dua te them edhe se oren e kam pas shume merak se eshte dhurate nga djali qe me sakrifice e ka blere kam edhe certifikaten e ores 4,500ero. Policia me tha se e kane hapur po nuk gjindet. Me tha ketu se ke. Duhet te ishe e kujdesshme ti. Nuk ruajme oren tende