Sipas raportimit të gazetarit Fatmir Popja, 56-vjeçari Nazmi Boja ka rënë aksidentalisht nga një shkëmb disa dhjetëra metra poshtë, teksa ishte duke punuar për pastrimin e një segmenti të kanalit vaditës Fushë Buall -Shushicë.
Pas incidentit, për disa orë me dhjetëra punonjës u angazhuan për të shpëtuar personin e aksidentuar, por terreni i malor vështirësoi punën e ekipeve të shpëtimit.
Është dashur ndërhyrja e helikopterit të emergjencave civile për të lokalizuar vendin e aksidentit. Më pas është bërë e mundur nxjerrja e e tij nga vendi ku kishte rënë, por fatkeqësisht pak më pas 56-vjeçari ka ndërruar jetë.