Kronike
Ra në kontakt aksidentalisht me rrymën elektrike, ndërron jetë 29-vjeçarja
Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të hënë në Vlorë.
Sipas informacioneve nga Policia dyshohet se 29-vjeçarja ka rënë në kontakt me rrymën elektrike aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja është regjistruar në lagjen ’10 korriku’ në Vlorë në banesën e 29-vjeçares.