Kronike
Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë gruaja në Durrës
Një e moshuar ka ndërruar jetë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallnur, rreth orës 09:40, ku e moshuara me iniciale D. G., 70 vjeçe, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë, dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.