Kronike
Ra nga kati i 3 i pallatit në Vlorë teksa punonte, 30-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh
30-vjeçari Arbër Shakaj, i cili ra nga një pallat në ndërtim në Vlorë, ka ndërruar jetë ditën e sotme pas 9 ditësh në spital.
Policia bëri me dije se 30-vjeçari ra aksidentalisht nga pallati teksa ishte duke punuar. I riu u dërgua menjëherë drejt të Tiranës në gjendje të rëndë.
Por, fatkeqësisht ai nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të dëmtimeve të marra.