Rajon
Ra nga kati i dytë, humb jetën në vend 68-vjeçari shqiptar në Greqi
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kretë të Greqisë. Mësohet se një 68-vjeçar shqiptar ka rënë nga kati i dytë i shtëpisë së tij teksa kryente punime.
Ngjarja ka ndodhur konkretisht në orën 06:30 të mëngjesit në zonën e Sisi Lasithiou. Bëhet me dije nga mediat greke se 68-vjeçari po ulte me litar disa sende përmes ballkonit të tij nga ku humbi eikulibrin duke rënë poshtë.
Fatkeqësisht për shkak të plagëve të marra 68-vjeçari ndërroi jetë në vend. Policia po heton rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur aksidenti tragjik, për të zbardhur shkaqet e rënies.