Bota
Ra nga kati i tretë i banesës në Itali, foshnja shqiptare në luftë për jetën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare që jeton në Modena të Italisë. Vajza 1-vjeçare e familjes shqiptare ka rënë nga kati i tretë i banesës ku jetonin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e ditës së sotme.
Corriere Della Sera shkruan se ka qenë nëna 25-vjeçare e foshnjës e cila ka dërguar menjëherë vajzën në qendrën shëndetësore, dhe më pas është dërguar me urgjencë në spital
Sipas mediave italaine vajza ka qenë vetëm me nënën në momentin që ka ndodhur ngjajr a e rëndë, ndrsa ka rënë nga dritarja e dhomës së gjumit, në rrethana ende të paqarta.
Foshnja 1-vjeçe ra nga rreth 6 mmetra lartësi, ndërsa aktualisht ndodhet në spital në luftë për jetën.
Përveçse morën në pyetje të ëmën, autoritetet policore dëgjuan edhe dëshminë e ndihmës së shpejtë. Për momentin nëna e re nuk rezulton të jetë nën hetim.
Lajmi për ngjarjen u përhap me shpejtësi dhe në vendin e ngjarjes shkuan miq e kolegë të prindërve. Sa i takon babait, ai mësohet se punon në një kompani ndërtimi në Parma dhe ndodhej në punë në momentin e ngjarjes.