Connect with us

Aktualitet

Ra nga shtylla e tensionit të ulët, elektricisti përfundon në Spitalin e Traumës

Një 54-vjeçar me profesion elektricist, ka përfunduar në spitalin e Traumës, pasi pasi ka rënë nga shtylla e tensionit teksa punonte në rrjetin elektrik në një shtyllë të tensionit të ulët në fshatin Trun, Fushë Arrëz.

Bëhet me dije se 54-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht dhe ka pësuar dëmtime, e më pas është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Fushë Arrëz/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në fshatin Trun, Fushë Arrëz shtetasi G. K., 54 vjeç( elektriçist), po bënte disa punime në rrjetin elektrik në një shtyllë të tensionit të ulët.

Gjatë punës aksidentalisht shtylla është rrëzuar dhe shtetasi G.K, ka pësuar dëmtime.

54-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Taumës në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Advertisement