Connect with us

Politike

Ra Sorosi, tani bie Edi/ Ylli Rakipi me Nokën: Flamur, mos vallë ua merr Rama këtë Trumpin?

Flamur Noka thotë se pas “rënies” të George Soros në Amerikë, me zgjedhjen e Donald Trump, do të bjerë nga pushteti edhe Edi Rama dhe kështu do të vijë në pushtet Partia Demokratike.

Ylli Rakipi e pyeti Nokën në emisionin “Të Paekspozuarit”, se përse PD është kaq e gëzuar nga fitorja e Trump dhe se mos ndodh që Trump të mbështesë Edi Ramën, siç ka ndodhur me liderë të tjerë të djathtë si Meloni.

Ylli Rakipi: Më duket se e keni ulur mosbindjen civile, hera herës e bëni bindje. Më shumë flisni për Trumpin sesa mosbindjen civile. Trumpi do të sjellë gjëra të mira?

Flamur Noka: Presidenti Trump do të sjellë frymë krejt tjetër në të gjithë globin.

Ylli Rakipi: Do të rrezatojë në të gjithë botën?

Flamur Noka: Po. E para do të çmontojë Deep State, ushtarët e George Soros, që marrin rrogën në emër të shtetit dhe bëjnë axhendën e George Soros. Ky është Deep State. Çfarë do të thotë për PD? Një luftë e egër që i është bërë nga ushtarët e Soros, pushon, nuk ka më. Nuk mund të dalë Yuri Kim të flasë për axhendën e Soros në emër të SHBA. Nuk shfryn dot mllefin e Aleksit dhe George në emër të SHBA. E dyta, është lajm për çdo familje shqiptare. Axhenda e prindi 1 dhe prindi 2, vdes. Ka qenë axhendë e sponsorizuar për çdo familje. E lançoi sot dhe do të bëjë ligj për këtë punë. A ka gjë më të madhe se të ushqesh me frymë një familje të shëndetshme?

Ylli Rakipi: Pra Trumpi rregullon familjen botërore thua ti?

Flamur Noka: Ndalon investimin për të shkatërruar shoqërinë dhe familjen.

Ylli Rakipi: Tani që thoni se ra George Sorosi, a ka shanse të bjerë edhe Ed Rama vallë?

Flamur Noka: Pa as më të voglin diskutim!

Ylli Rakipi: Nuk ka mundësi të futet Rama dhe ta marrë Trumpin? Kam vënë re që ky Edi Rama përqafohet me të gjithë këta. Del me zonjën Meloni dhe me këta, përqafime të mëdha… Mos na merr edhe Trumpin?

Flamur Noka: Neser data 12, zonja Rama ka inaugurim libri ku ka bërë parathënie për Kamala Harris. Çfarë është? Investimi që kanë te e majta.

Ylli Rakipi: Dakord Kamalën dhe Biden i ka patur Rama, po mos ju rrëmben Trumpin? Se edhe ngjajnë pak se si komportohen…

Flamur Noka: Keni parë foto të Ramës me Aleksin? I ka zhdukur. Fryma që përcjell në të djathtën, është frymë e fortë.

Advertisement