Connect with us

Rajon

Rada Trajkoviç: Vuçiç, pjesë e mafias së naftës

Rada Trajkoviç, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës dhe këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, tha se presidenti serb Aleksandçr Vuçiç e përdori mafien për të integruar me forcë serbët nga veriu i Kosovës në institucionet e Prishtinës.

Sipas saj, Vuçiç nuk ka vendosur që serbët të tërhiqen nga institucionet e Kosovës për shkak të interesave serbe, por sepse mafia nuk mund të përfitonte më.

Kur është fjala për negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Trajkoviç në një intervistë për “Nova” theksoi se prioritet i parë duhet të jetë qetësimi i situatës së sigurisë. Trajkovic tha se pozita e serbëve është e rrezikuar pasi, siç tha ajo, me marrëveshjen e Brukselit presidenti serb Aleksandar Vuçiç është “integruar me klanet e mafias që drejtohen nga  Milan Radoiçiç.

“Kur mafia përpiqet të integrojë serbët, përfundon ashtu siç përfundoi. Në një ditë, kur mafia e ndjeu se nuk mund të fitonte më përmes këtyre institucioneve dhe me një mënyrë të tillë funksionimi, atëherë i tërhoqi njerëzit nga insitucionet e Kosovës. Vuçiç nuk i tërhoqi [serbët] për shkak të interesave serbe, por sepse ajo që ai po bënte nisi të mbante erë” – theksoi Trajkoviç

Duke folur për negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Trajkoviç tha se prioritet i parë duhet të jetë qetësimi i situatës së sigurisë në veri të Kosovës.

“Është e domosdoshme varrosja e llogoreve që janë hapur, të cilat kur i shikon kanë symbol konflikti. Kjo duhet bërë së pari “ – tha Trajkoviç.

Advertisement