Shkrime
‘Radar’: Midis Berishës dhe Ramës, votuesit zgjodhën të dytin, e vetmja gjë që mund të bëjë Lacivita është të tërbohet

Nga Vladan Marjanoviç – Gazetar i revistes ‘Radar’ në Serbi
Mantra hiperoptimiste e Edi Ramës për anëtarësimin në BE në vitin 2030 ishte padyshim shumë më tërheqëse për votuesit sesa kthesa dhe premtimi Trumpian i Sali Berishës për ta bërë Shqipërinë të madhe.
I formuar në vitin 2019, SPAK në Shqipëri, e ndërtoi reputacionin e tij duke kryer hetime antikorrupsion kundër zyrtarëve të lartë pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake, gjë që konfirmohet nga një hyrje e shkurtër në statusin aktual të “bishave të mëdha” që janë gjetur në shënjestër të tij.
Ish-kryeministri dhe ish presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, dikur socialist dhe tani kryetar i Partisë së Lirisë, është në burg; ish-zëvendëskryeministri nga PS, Arben Ahmetaj, në arrati; kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një tjetër socialist, në paraburgim. Dhe Berisha – nga maji i vitit 2021 së bashku me djalin dhe vajzën e tij në listën e personave të ndaluar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
Çfarë do të pritej tjeter per dike, mbretërimi i të cilit – pesë vjet si president, më vonë tetë vjet si kryeministër – u shënua nga korrupsioni
Sidoqoftë, duke vendosur midis dy mashtruesve të thekur, elektorati përgjithësisht pro-evropian, me një pjesëmarrje prej rreth 43 përqind, kryesisht zgjodhi atë qe eshte 20 vjet më të ri dhe për këtë arsye më premtues. Mesazhi kryesor zgjedhor i të cilit, në të njëjtën kohë, ishte pikërisht mantra hiper-optimiste për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në vitin 2030: kjo mantër është padyshim shumë më tërheqëse për ata që disi e detyruan veten të shkonin në votime sesa kthesa dhe zotimi Trumpian i Berishës për ta bërë Shqipërinë të madhe.
Gjithashtu Berishen nuk e ndihmoi as fakti që ai punësoi edhe mendjen e fushatës zgjedhore të Trumpit, Chris Lacivita. Amerikani i fryrë, njësoj si dhe Trump, shpërndau fyerje dhe insinuata si para ashtu edhe pas zgjedhjeve, gjate dhe pas fushates – evropianët janë “budallenj”, Rama është një “kukull e George Soros”, eshte në krye të “narko-qeverisë”… – por në thelb, ai dështoi plotësisht, kështu që tani e vetmja gjë që mund të bëjë është të tërbohet.

