Connect with us

Kosova

Radar zbulon terrin politik, ligji i heshtjes dhe persekutimi mediatik në Serbi

Mediumi investigativ serb Radar ka ndriçuar mënyrën se si funksionon maja e pushtetit nën regjimin e Aleksander Vuçic në Serbi. Sipas tekstit të publikuar, ligji i heshtjes, është karakteristik për organizatat që veprojnë jashtë ligjit, por tani sipas Radar, kjo shihet edhe në mjedisin politik.

‘Kjo qasje mundëson mbajtjen e kontrollit dhe pengon disidentët të kundërshtojnë regjimin’, shkruan Radar duke përmbledhur tri ligjet mbi të cilat Vuçic shtrin regjimin e tij.

Ligji i Heshtjes: Ata që janë pjesë e rrethit të ngushtë të pushtetit nuk flasin kundër Vuçiqit, edhe kur përballen me persekutim mediatik.

Persekutimi Mediatik: Shërbimet propagandistike të pushtetit përdoren për të dhënë mesazhe dhe për të kujtuar rregullin e heshtjes.

Rikthimi në “Komunitet”: Pasi marrin mesazhin, individët kthehen në radhët e pushtetit me role të reja, zakonisht për të lavdëruar Vuçiqin.

Në këtë mënyrë, Vuçiq mban një kontroll të rreptë mbi elitat politike, duke përdorur frikën dhe manipulimin për të siguruar mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Advertisement