Connect with us

Kosova

Radoiçiç fiton lirinë, ky fakt është rrezik për ish ambasadorin Robert Bosch

Diplomati holandez, dikur ambasador në Kosovë, Robert Bosch, e vlerëson si të domosdoshme që Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë, NATO, ta shtojë numrin e ushtarëve në Kosovë për të ofruar siguri.

Sipas tij, në këtë faze, në prag të zgjedhjeve në Serbi, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, po kërkon që ti bashkojë të gjithë serbët, prandaj ai nuk e përjashton mundësinë që situata të dalë jashtë kontrolli.

Ai është shprehur i shqetësuar edhe për faktin se Milan Radoiçiç është akoma i lirë, pavarësisht se ishte ai që organizoi sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Duke qartë se NATO e ka rritur së fundmi angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar më shumë trupa në Kosovë. Këto lëvizje NATO nuk i ndërmerr pa pasur informacione se situata e sigurisë është e lëkundur në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo situatë e ndjeshme e sigurisë ka të bëjë edhe me zgjedhjet në Serbi, ku presidenti Vucic kërkon t’i mobilizojë të gjithë serbët. Natyrisht që pika më e nxehtë është veriu i Kosovës, ku tani afër kufirit me Serbinë po patrullojnë ushtarët britanikë dhe besoj se ata do të garantojnë siguri për atë pjesë. Por, ajo që po më shqetëson ka të bëjë me faktin se Milan Radoiçiç akoma lëviz i lirë dhe kjo është diçka e rrezikshme” – deklaroi Bosch

Ai gjithashtu sheh rrezik serioz edhe nga Rusia, pasi sipas tij Moska është e interesuar që ketë sa më shumë konflikte nëpër botë

Advertisement