Kosova
Radojiçiç brenda Manastirit/ Hovenier mosbesues: Nuk i dimë të gjitha
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, pas takimit që mbajti sot me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë, është deklaruar para gazetarëve për ngjarjet e fundit në Kosovë.
Ai u pyet për publikimet e ministrit Sveçla, i cili bëri publike disa pamje ku tha se pjesë e grupit terrorist ishte edhe Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Srpska.
Hovenier tha se e kishte parë këtë, por se është ende herët për t’i ditur të gjitha.
“E kam parë postimin e Ministrit, kanë kaluar vetëm 48 orë, nuk i dimë të gjitha. Ka shumë gjëra që ende nuk i dimë. Ky ishte një kërcënim për Kosovën dhe popullin e saj me pasoja tragjike”./express