Connect with us

Rajon

Raketat Javelin, politikani serb: SHBA po kërkon këtë gjë për Kosovën

Kreu i komisionit parlamentar serb për Kosovën, Milovan Drecun tha se objektivi përfundimtar i furnizimit me armë Kosovës, është krijimi i kushteve për anëtarësimin në NATO dhe kompletimi i shteti të saj.

Duke komentuar një vendim të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për të miratuar shitjen e sistemeve raketore antitank Javelin dhe pajisjeve të tjera ushtarake Prishtinës në një marrëveshje që vlerësohet të jetë me vlerë 75 milionë dollarë, Drecun tha për Tanjug se vendimi eshte pjesë e rolit që SHBA-ja ka prej kohësh.

“Në sigurimin e armëve, pajisjeve dhe trajnimit ushtarak për Kosovën, SHBA është lider së bashku me Turqinë, e cila është gjithashtu një nga furnizuesit kryesorë të armëve. Gjermania dhe Britania e Madhe janë gjithashtu të përfshira. Kjo nuk duhet të jetë aspak befasi për ne. Është diçka që SHBAe  ka bërë vazhdimisht dhe do të vazhdojë ta bëjë”- tha Drecun.

Ai shtoi gjithashtu se, sipas një marrëveshjeje, shërbimet e inteligjencës amerikane gjithashtu furnizojnë me informacione, inteligjencën e Prishtinës.

 

Advertisement