Connect with us

Politike

Rama: Altin Dumani ka pasur ’21 janarin’ në tavolinë kur ishte prokuror i zakonshëm, por s’e preku…

Rama komenton arrestimin e Erion Veliajt Në rubrikën Sy m’sy”. Rama tha se opozita u ekzaltua ndërsa lajmëroi se pas 5 vitesh për drejtësinë e re do të flasë për drejtësinë e re dhe SPAK.

“Bufi i kënetës dhe mangallët e partiçkave u ekzaltuan. Marrja nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla është një ngjarje tejet e madhe që nuk mund ta kaloj me formulën 5 vjeçare s’kam koment.

Nuk do i mbaj më për vete komentet e mia. Kur do ta shoh do e ndaj me publikun. S’kam asnjë pendesë për heshtjen, por kjo heshtje është keqkuptuar”

Rama tha se u intimiduan dëshmitarët dhe shumë shpejt do të kenë një koment lidhur me arrestimin e Veliajt.

“Rastin e Erionit e kam ndjekur për një sërë arsyesh që do të duhen kohë për të shpjeguar. Ajo që më ka shqetësuar shumë seriozisht e më ka nxitur të bëhem I vëmendshëm ka qenë intimidimi, intimidimi i disa personave të marrë në pyetje.

Njerëz të artit e kulturës që u gjendën krejt pafajësisht në situata të denja vetëm për letërsinë e Franc Kafkës.

Ne nuk do të ngutemi. Do të mundohemi të krijojmë opinion të konsoliduar për të  cilën gjykatësi ka firmosur t’ia heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranë. Duke e lënë pa drejtim një kryqytet me 1 mijë e 1 punë në ditë pa gjyq. Këtu bëhet fjalë për një process hetimor të çuditshëm. I nisur nga një novelë anonime, që ka pjellë një roman me 400 faqe ku autorët e veshur me pushtetin e drejtësisë kanë arritur nëpikën që dhe një nënë të një fëmije 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar në paraburgim. Pyetja që lind është e thjeshtë: Kush do e çojë dhe marrë këtë fëmijë në shkollë.”  tha Rama.

Në rubrikën Sy m’sy” Rama thotë se Shqipëria ka vite që lufton korrupsionin.

Në Shqipëri ka disa vite një luftë kundër korrupsionit, ga ana e qeverisë me reformat e veta modernizuese, transformimin e shërbimeve, nga ato të korruptuara  në shërbime të modernizuara.

Rama: Altin Dumani ka pasur dosjen e ’21 janarit’ në tavolinë dhe më parë kur ka qenë prokurori të zakonshme.

Altin Dumani, që është drejtues i SPAK e ka pasur 21 janarin në tavolinë dhe më parë kur ka qenë prokurori të zakonshme, ka qenë prokuror i 21 janarit. Ka pasur mundësi të luftojë dhe atëherë korrupsionin. Dini gjë që të ketë bërë luftë kundër korrupsionit ti ketë dalë emri sic i ka dalë tani. Jo se ka qenë e pamundur. Drejtësia ka qenë e kapur. Sot drejtësia doni apo s’doni ju, e ata që bëjnë kua kua apo ata që u shkojnë nga prapa. Drejtësinë e ka çliruar nga kontrolli i pushtetit politik, forca politike që unë kam privilegjin të udhëheq për të bërë luftë majtas e djathtas.

 

Advertisement