Politike
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni Tiranën, nëse bie shi, e keni fajin ju

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik Keir Starmer, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat ndaj gazetarëve britanikë.
Duke i uruar mirëseardhjen në Tiranë, Rama tha me humor se shpreson për mot shqiptar e jo londinez, duke shtuar se nëse bie shi, fajin e kanë vetë ata. Ndërsa theksoi krenarinë për aleancën mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, Rama tha se asnjë kryeministër britanik nuk ka ofenduar shqiptarët, por të tjerët që e kanë bërë, janë “mallkuar” dhe tashmë janë jashtë parlamentit. Kryeministri gjithashtu përmendi bashkëpunimin për prodhimin e automjeteve ushtarake, që do t’i shërbejnë interesave të përbashkëta mes dy vendeve.
Edi Rama në konferencë me kryeministrin britanik Keir Starmer: Asnjë kryeministër britanik nuk ka ofenduar shqiptarët. Kanë qenë të tjerë, të cilët janë mallkuar. Mallkimi ju kthye atyre, pasi tashmë ata janë jashtë parlamentit britanik. Ne jemi shumë krenarë për aleancën, do shpresojmë të prodhojmë automjete ushtarake, që do ju shërbejnë interesave tona të përbashkëta. Gazetarë të nderuar të huaj, shijojeni Tiranën, po luftojmë që nesër të ketë mot shqiptar e jo mot Londre. Nëse do ketë shi, fajin e keni ju.

